Culture FEED

Rikthehet Panairi i Librit në edicionin e 14-të
Panairin e Librit "Tirana 2011", do të mbahet me 9 nëntor në kryeqytet. Në këtë edicion të 14-të do të marrin pjesë 90 ekspozues, kryesisht subjekte botuese shqiptare, por edhe disa Universitete dhe shtëpi botuese të huaja, që për pesë ditë do t’i prezantojnë lexuesve titujt e rinj dhe botimet e viteve të kaluara. Në Panair, i cili do të qëndrojë i hapur deri në 13 nëntor, në Pallatin e Kongreseve, përveç prezantimit të librave në stendat përkatëse të shtëpive botuese, do të zhvillohen dhe rreth 40 promovime autorësh e librash të rinj.












